Suflea është recetë që shumë persona i frikësohen që ta bëjnë pasi që ka shumë tregime se si mund të dështon lehtë dhe shumë kuzhinierë e komplikojnë recetën pa nevojë. Unë sa herë që e kam provuar nuk kam pasë probleme që të fryhet, si ajo e ëmbla poashtu edhe e kripura.
Nëse i përmbahemi rregullave të recetës nuk ka mundësi që të dështojë. Dhe një gjë që duhet ta bëjmë patjetër është që enët në të cilat do të pjekim suflenë duhet patjetër ti lyejmë me gjalpë dhe me sheqer, kjo do ti ndihmon suflesë që të ngritet dhe të bëhet e fryrë dhe e lehtë. Suflenë mund ta pjekni në enë individuale të qeramikës apo në një të madhe, si të ju vijë më lehtë.
Kjo recetë nuk ka miell fare, mund të gjeni verzione që kanë pak miell, por për mendimin tim nuk ka nevojë. Disa receta kanë më shumë ve të bardhë se të kuqe të vesë që të jetë më e lehtë, në ketë recetë do ti përdorni në mënyrë të barabartë dhe nuk do të keni mbetje.
Përbërësit (për 6 persona)
- 250 gr çokollatë e mirë e zezë
- 2 lugë puter/gjalpë dhe pak më shumë për lyerje të enëve për pjekje
- 7 ve të mëdha
- 3 lugë sheqer dhe pak më shumë për enët për pjekje
- pak kripë
Përgaditja
- Së pari, e shkrini çokollatën në banja mari, që do të thotë e mbushni një enë me ujë dhe mbi të e qitni enën ovale ku do ta shkrini çokollatën. E coptoni çokollatën me dorë dhe e qitni në këtë enë ovale të qelqit apo metalit, i shtoni edhe puterin dhe, posa të marrë valë uji përfundi, e ulni temperaturën pak që të mos vlojë shumë. Uji nuk duhet ta prekë enën me çokollatë por vetëm të ngrohet nga avulli. E përzieni deri sa të shkrihet çokollata, e largoni nga uji i nxehtë dhe e leni anash që të fohet
- Tani i bëni gati enët (apo enën) ku do të piqen sufletë. E lyeni secilën enë mirë në fund dhe anash deri lartë, në tërësi, me puter/gjalpë dhe secilën e mbështillni në sheqer prej brenda
- I ndani vezët në dy enë dhe para se të filloni tundjen e lëshoni furrën të nxehet në 170°C-180°C
- Në të bardhën e vesë qitni pak kripë dhe i tundni deri sa të krijohet shkumë e bardhë dhe e fortë, dhe e leni anash deri sa të ju duhet
- E hudhni sheqerin në të verdhën e vesë dhe e përzieni mirë
- Tani me kujdes i shtoni çokollatën e cila ende mund të jetë e nxehtë, pra i shtoni pak nga pak që të mos piqet e kuqja e vesë, duke e përzier mirë deri sa të kryhet e tërë çokollata. Masa do të trashet dhe do të duket e ngjitshme
- Tani i shtoni të bardhën e vesë gradualisht dhe e përzieni me shpatull (jo tel) duke e mbështjellur me kujdes, kurrsesi mos e rrahni
- Vazhdoni kështu me kujdes duke marrë masën nga fundi dhe duke e kthyer përmbi nga të gjitha anët deri sa të inkorporohen të bardhat e vesë, e vëreni që tani masa është e më butë dhe pak më e lëshuar
- E shpërndani masën nëpër enët e pregatitura duke i qitur me lugë dhe e futni menjëherë të piqet
- E pjekni 18 – 25 minuta deri sa sufletë të ngriten lartë dhe të dalin nga ena gati gjysma
Servimi
E servoni menjëherë, pra sa është ende e ngrohtë, ashtu si është në enën e vet ose me pak akullore. Nëse ju tepron ndonjë, pasi që të ftohet e futni në frigorifer të mbështjellur që të mos merr aromat e frigoriferit. Mund ta servoni edhe të ftohtë ose mund ta ngrohni pak. Pasi që të ftohet, sufle do të jetë më e dendur por prap do të jetë e shijshme.








Ju bëftë mirë!