Ky lloj i byrjanit është tipik për Prizrenin. Ka verzione vegjetariane dhe me mish. Këtë herë kam përgaditë recetë vegjetariane.

Përbërësit për 3-4 persona

  • Spinaq – 1 kg
  • Hudër – 2 thelpinj mesatar
  • Qepë – 1 mesatare
  • Oriz – afro 200 gr
  • Kripë dhe piper – sipas preferencës
  • Ujë – 400 ml
  • Vaj ulliri – 2-3 lugë gjelle
  • Puter (gjalpë) – afro 2 lugë gjelle
  • Vaj dhe piper (spec) i kuq – për servim
  • Kos – për servim

Përgaditja

  • Së pari e ulni orizin në ujë (30 min – 2 orë) nëse dëshironi që të bëhet më lehtë i tretshëm. Përndryshe mund ta kaloni këtë fazë. Derisa orizi të rrinë në ujë e pastroni spinaqin me 3 ujëra. Pasi që të kullohet e grimconi në madhësi mesatare. Poashtu e kulloni orizin
  • E grimconi qepën dhe hudrën ndarazi dhe filloni të përzhitni qepën në një enë të thellë. Kur të skuqet qepa e hudhni edhe hudrën dhe pas 3 minutash e hudhni edhe orizin që të përzhitet. Kujdesuni që të mos digjet orizi dhe në momentin që ju duket që secila kokërr ka thithë yndyrën e hudhni spinaqin e pregaditur, gradualisht derisa të zbutet dhe fillon të lëshon lëngun
  • Gjatë kësaj kohe vloni ujin. Nëse e keni ulë orizin më parë e zvogëloni sasinë e ujit. Ujin ia hudhni orizit me spinaq. E shtoni kripën dhe pritni derisa të merrë valë, kur fillon të vlojë ia ulni temperaturën në 4 (në pllakat me gradim 1-9) ose 2 (në pllakat me gradim 1-5). Gjatë kësaj kohe ia vendosni kapakun dhe e zieni për 15 minuta maksimum kur e keni orizin të ulun, përndryshe ju nevojiten 20 min
  • Derisa të zihet orizi me spinaqin e lëshoni furrën në 200 gradë C. Kur të jetë zier orizi (provojeni me një lugë për çdo rast) e hudhni në një tepsi me diametër rreth 30cm. I hudhni piperin e zi dhe puterin (gjalpin) dhe e shtini në furrë për 10 minuta ose më shumë varësisht prej avullimit të lëngut. Kujdesuni mos të thahet shumë, byrjani duhet të jetë i njomë
  • Për servim duhet ta ngrohni vajin me piperin e kuq (spec i kuq)
  • Kosin mund ta bëni me hudhër nëse keni dëshirë

Servimi

Kur e servoni, së pari e vendosni në pjatë byrjanin, pastaj sipas dëshirës kosin dhe në fund piperin e kuq me vaj, si në foto.

Ju bëftë mirë

Lini një koment