Ramen është një lloj i supës Japoneze që mund të pregaditet nga disa lloje të lëngut të mishit. Është e domosdoshme që mishi që e përdorni për lëngun e supës të ketë më shumë përbërje të ashtit që të krijohet shije e plotë. Në realitet lëngun mund ta bëni edhe vetëm nga eshtrat e shpezëve që keni, me shumë pak mish, nga eshtrat e viçit apo të derrit (nëse e përdorni) por pa yndyrë. Është e rëndësishme që të largoni sa më shumë që të mundeni yndyrën pasi që Ramen nuk ka fare nevojë për yndyrë. Poashtu mund ta bëni edhe vegjetariane ku lëngun e bëni nga perimet dhe këpurdhat.
Përbërësit
- Lëng (supë) shote – 2 l
- Hudër 2 thelpinj mesatar
- Xhenxhefil 30 gr
- Këpurdha 6 copë të vogla
- Lakër, spanaq ose ngjajshëm 100 gr
- Uthull orizi 1 lugë e gjellës
- Soja Salcë 2 lugë gjelle
- Mish i copëtuar i shotës nga supa apo copa të pjekura
- Mizo 1 lugë e çajit e tretur në ujë (opcionale)
- Pasta sipas dëshirës – unë preferoj të hikrrës apo të spelltit 200gr
Përgaditja
- Së pari përgaditni pastat sipas instruksioneve në paketim të tyre. Tentoni mos ti hudhni shumë kryp në ujin e zierjes. I kulloni dhe i shpërlani me ujë të ftohtë që të mos ngjiten, i leni anash për më vonë. Nëse përdorni pasta nga gruri i zieni me sodë bikarboni por keni kujdesë gjatë zierjes sepse mund të gufojë
- Përgaditni mishin, nëse është i supës e copëtoni sipas dëshirës. Nëse doni të shtoni të pjekur së pari e pjekni dhe e leni të pushojë. Prerjen e bëni para se të behet servisimi në pjata
- Grimconi imët hudrën dhe xhenxhefilin. I pastroni dhe i preni këpurdhat sipas dëshirës. I copëtoni lakrat në segmente të holla. Nëse përdorni gjethe të gjelbërta i pastroni dhe i preni në segmente më të trasha pasi që do të zbuten.
- I hudhni në një enë për zierje (tenxhere) hudrën, xhenxhefilin, këpurdhat, uthullën dhe sojën. Kësaj ja hidhni lëngun e kulluar dhe e vendosni në zjarrë që të nxehet por jo të vlojë
- Kur lëngu ka arritë pikën e vlimit, i shtoni lakrat dhe mishin (nëse është i zier, të pjekurin e leni gjatë servimit) dhe e leni afro 5 minuta me kujdes që të mos vlojë. Nëse preferoni në këtë moment ja hudhni mison e tretur
Servimi
Kur e servoni së pari i qitni pastat në pjatë, pastaj lëngun. Nëse e keni mishin e pjekur i shtoni copat në fund.
Ju bëftë mirë


