Vetdrejtimi – Caku i jetës sonë

Çka është vetdrejtim? Shumë prej nesh pas luftës kemi dëgjuar nga të huajt në trajnimet e tyre të shumta për vizionin dhe misionin por, fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite, vërehet se si ne si shoqëri dhe individualisht as nuk e kemi më të voglën ide se çka është kjo në të vërtetë. Mendojmë se duhet të mësojmë se si ti qesim disa fjalë interesante në letër dhe ta varim në muri që ta shohin të tjerët.

Kur nuk kemi vetdrejtim. Të gjithë mendojmë se ne dijmë çka është mirë për ne, por veprimet tona të përditshme nuk na japin këtë rezultat. Nuk jemi të lumtur me rezultatet e punës sonë – gjithmonë dikush tjetër po ka sukses më shumë se ne; nuk jemi të lumtur me relacionet tona që i kemi: me familje, partner, klient, kojshi, etj – gjithë të tjerët po duken më të lumtur me realiconet e veta. Ku po dështojmë ne?

Nëse e pyesim këdo që është i angazhuar në ndonjë punë se pse punon aty ku punon është sepse:

  1. Duhet me punu për me jetu
  2. Duhet me punu se krejt po punojnë
  3. Duhet me shti krytë dikund

Pyetjet që pasojnë pas kësaj:

  • Çka pasi që kemi siguru jetesën;
  • Çka pasi kemi gjetë një vend të punës si krejt tjerët;
  • Çka pasi që e kemi shti krytë dikund, çka pas kësaj?

Nuk kemi përgjigje.

Kjo tregon mungesë të drejtimit dhe një amulli jokreative. Kështu vetëm bëhemi pjesë e statistikës (numrit të punësuarve) dhe vetëm mbijetojmë, e ky është niveli më i ultë i ekzistencës. Me këtë qasje ne  nuk krijojmë, nuk zhvillojmë, vetëm e zgjasim agoninë. Po si do të kemi vende të punës nëse të gjithë po presim që me e shti krytë dikund? Ku është vet-iniciativa, vet-drejtimi?

A është momenti që të filloni të mendoni se cili është vizioni juaj dhe cili është misioni në këtë jetë. Cila është vula që doni ta leni pas jush – trashëgimia shpirtërore dhe sociale që do ta leni pas?

Lini një koment