Për ata që nuk i preferojnë qiqrat lirisht mund të pregatisin humus me lulelakra. Shija natyrisht nuk është e njejtë por shumë është e përafërt dhe mund të aplikohet ngjajshëm.
Përbërësit (për 5- 6 persona)
- 1 kokë lulelakre rreth 600 gr
- 1 lugë vaj ulliri dhe pak kripë për të pjekur lulelakrën
- 2 lugë tahini
- 2 lugë lëng limoni
- 1/6 lugë pluhur hudre apo 1 thalb i hudrës
- pak kripë
- 1/4 pluhur këri apo ndonjë mëlmesë tjetër që preferoni
- 2-3 lugë ujë
- 2 -3 lugë vaj ulliri
- pak fara susami për zbukurim dhe pak vaj ulliri
Përgaditja
- E pastroni lulelakrën dhe e ndani në lule. E bëni me vaj dhe pak kripë dhe e fusni në furrë në temperaturë 200°C, në letër për pjekje apo në një tepsi. Kujdesuni ti hapni mirë, që të mos jenë mbi njëra tjetrën, pasi që duhet të skuqen
- I pjekni deri sa të skuqen, rreth 35-45 minuta
- I nxjerrni nga furra pasi që të jenë skuqur, i leni të ftohen pak
- I qitni të gjithë përbërësit në mikser me thika (përpos susamit) dhe e bluani mirë
- Nëse duket e thatë i shtoni edhe pak ujë dhe e bluani edhe një herë
- E provoni nëse ka nevojë të shtohet krip apo limon
- E qitni në një pjatë ku do ta servoni dhe e zbukuroni me pak vaj ulliri dhe fara susami
Servimi
E servoni me bukë të rreshkur, apo petë, me djathë apo me perime të skuqura apo pjekura në furrë ose me ndonjë mish që preferoni. Në frigorifer mund të qëndrojë 4-5 ditë nëse e mbani hermetikisht të mbyllur.



Ju bëftë mirë!