Kjo akullore bëhet shumë shpejtë, nëse i keni frutat e ngrira. Unë, sa herë që vërej që bananet mund të mos hahen dhe kanë filluar të nxihen, i coptoj dhe i ngrijë në friz. Gjithmonë e shkruaj në qese sa banane janë që ta dij pastaj kur më duhen. Njejtë mund të veproni edhe me fruta tjera, si në këtë rast kivi, por edhe dredhëza (luleshtrydhe), vishnje, rrush serezi, boronica etj.

Përbërësit (për 8 persona)

  • 3 banane të ëmbla të coptuara, të ngrira
  • 6-7 kivi të ëmbël të coptuar, të ngrirë

Përgaditja

  1. Nëse nuk i keni frutat e gatshme të ngrira, i bëni gati dhe i leni të ngrihen 4 – 5 orë
  2. I nxjerrni nga frizi dhe, në mikser me thika, i qitni së bashku. I bluani deri sa të bëhen kremoze
  3. E qitni në një enë që mbyllet me kapak dhe e futni në friz edhe 30 minuta

Servimi

E servoni me pak sirup panje (maple) ose mjaltë, nëse ju duket që nuk ka mjaft ëmbëlsi.

Ju bëftë mirë!

Lini një koment