Kjo është supë bëhet shumë shpejtë dhe lehtë. Ju duhet vetëm karrotë dhe brokoli, pak miell, vaj dhe tamël/qumësht. Edhepse me pak përbërës është shumë e shijshme.
Përbërësit (për afro 6 persona)
- 1 karrotë mesatare
- 1 kokë brokoli mesatare
- 2 lugë miell
- 4 lugë vaj ulliri
- 1 lugë ose një katrorkë ekstrakt supe bio (opcionale)
- 1.5 l ujë për supë
- pak kripë
- 1/2 gotë tamël/qumësht
Përgaditja
- E pastroni dhe preni karrotën në petëza të holla, me thikë mandolinë, që të zihet më shpejtë
- E shpërlani brokolin dhe e ndani në lule mesatare, jo shumë të vogla por edhe jo të mëdha
- Në një tenxhere të thellë për supë, e shtoni vajin dhe miellin dhe në temperaturë mesatarisht të lartë e fërgoni për afro 3 -5 minuta, derisa fillon të skuqet pak mielli por jo të teprohet
- Ia shtoni karrotën dhe e fërgoni për 2 minuta. Ia shtoni pluhurin për supë apo katrorkën dhe i shtoni ujin, lirisht të ftohtë, mundësisht të filtruar. E ktheni në zjarrë të lartë dhe prisni deri sa të vlojë
- Posa të vlojë i shtoni brokolin. E lini të ziejë 8-10 minuta. E provoni për kripë dhe i shtoni nëse ka nevojë
- Ia shtoni tamlin/qumështin dhe e leni vetëm deri sa të nxehet mirë. Nuk ka nevojë të vlojë më
- Mbylleni temperaturën, supa është gati
Servimi
E servoni menjëherë, në pjata të supës, me pak piper të zi.











Ju bëftë mirë!