Skonët (scones) janë recetë angleze që zakonisht bëhen për mëngjez por edhe për kohë të çajit që shërbehen me mazë të njomë (curdled cream) dhe reçel apo edhe me kremë limoni (lemon curd).

Përbërësit (për afro 8 persona)

  • 2 gota miell (250-260 gr )
  • 1 lugë pluhur për fryerje të brumit
  • kripë në maje të gishtit
  • 3 lugë sheqer
  • 1 qese sheqer vanile ose farat e një vanileje ose 1 lugë e vogël e esencës së vaniles
  • 75 gr gjalpë/puter
  • 12 lugë kos/jogurt (180 ml)
  • pak kos për lyerje ose një vezë e vogël e tundur

Përgaditja

  1. E lëshoni furrën në 220°C. E bëni gati rrjetën e furrës duke ia qitë letrën për pjekje dyfish
  2. Në një enë ovale e qitni miellin, pluhurin fryrës, kripën, sheqerin, vanilen (nëse është e thatë përndryshe e shton në fund) dhe puterin/gjalpin e ftohtë të prerë në copa të vogla
  3. Me duar e përzieni duke e shtypur puterin/gjalpën që të përzihet me miell mirë. E bëni këtë deri sa mielli të duket si miell misri
  4. Tani i shtoni nga pak kosin/jogurtin dhe e përzieni me një lugë deri sa të bëhet masë e ngjitshme. Mos e shtoni komplet kosin nëse nuk ka nevojë
  5. Mos e përzieni shumë vetëm deri sa të bashkohet
  6. Hapni pak miell në sipërfaqe (pak më shumë) dhe me dorë shumë shpejtë i jepni formë të rrumbullakët apo të zgjatur (si të ju pëlqen). Mos e ngjeshni pasi ky brum nuk kërkon fare të ngjeshet
  7. E preni me thikë në trekëndësh apo katrorë ose rathë. Nëse e bëni në rrathë me gotë, e bëni rrethin e gotës me miell, e shtypni në brumë dhe e tërhiqni lart, mos e sillni
  8. E qitni në letër për pjekje, i lyeni me pak kos ose me vezë dhe i futni në furrë
  9. I pjekni afro 20 minuta, deri sa të skuqen
  10. I nxjerrni nga furra dhe i mbështjellni me një pecetë

Servimi

I servoni menjëherë me reçel, mazë të njomë ose puter/gjalpë apo me kremë limoni. Mund ti shoqëroni me çaj, kafe apo tamël/qumësht.

Ju bëftë mirë!

Lini një koment