Pasi që përdori vetëm tharm organik, shpesh mbetem pa të prandaj më duhet ta ripërtërij vet që të kem tharm edhe në ditët kur nuk mund të blej. Kam vërejtë që edhe shija e bukës është shumë më e mirë dhe e ka aromën shumë më të mirë se sa kur përdoret direkt tharmi.

Ripëtërirja e tharmit është e lehtë duke e ndarë pak brum nga buka para se ti bëni gati për pjekje. Çka është më e mira, tharmi qëndron disa ditë edhe jashtë frigoriferit nëse e ushqeni nga pak me miell çdo ditë dhe pak ujë. Mund ta mbani edhe në frigorifer kur ju duket sasi e mjaftueshme, kur ju duhet e nxjerrni nga frigoriferi disa orë më parë.

Si ta bëni

  • Sa herë që gatuani bukë, pasi që të vie brumi dhe para se ti formësoni bukët, e ndani një copë brumi në madhësi të afro një veze
  • E qitni në një enë qelqi që mbyllet me kapak dhe i shtoni afro 1/2 gotë ujë, mundësisht të filtruar
  • I shtoni 1/2 lugë sheqer dhe e përzieni që pak të tretet. Nuk ka problem nëse brumi nuk shpërndahet mirë. Sheqeri i ndihmon që të ushqehet tharmit dhe të shtohet
  • E mbyllni me kapak dhe e leni në një vend të errët deri 4 orë
  • Tani i shtoni 2-3 lugë miell dhe e përzieni mirë
  • E mbyllni dhe e leni në vend të errët deri nesër në mëngjes (6-8 orë)
  • Nëse nuk do ta përdorni atë ditë e futni në frigorifer. Nëse do ta përdorni më vonë, i shtoni edhe pak miell dhe pak ujë, dhe e ktheni në të njejtin vend
  • Nëse e mbani në frigorifer, ditën që do të gatuani e nxjerrni nga frigoriferi dhe i shtoni ujë me pak miell dhe e leni deri sa të fryhet e pastaj e përdorni për gatim
  • Mos harroni që pastaj ta ndani prap brumin e bukës dhe ta përsërisni procesin

Lini një koment