Ëmbëlsirat me fruta janë gjithë të mira e sidomos kombinimi i arrës me mollë është shumë i këndshëm. Është ëmbëlsirë e shpejtë përveç kohës që merr deri sa të qëroni mollat.
Shoqërohet shumë mirë me çaj dhe kafe por edhe mund të zëvendëson mëngjesin nëse e servoni me një gotë tamël/qumësht.
Përbërësit (për 12 persona)
- 2 vezë të vogla ose 1 e madhe
- 100 gr sheqer (nëse doni më ëmbël shtoni pak më shumë)
- 100 ml vaj luledielli ose ulliri (me aromë më të lehtë)
- pak kripë (në maje të gishtit)
- 3 molla të vogla të tharta
- 50 gr arra të grira trashë
- 150 gr miell
- 1/4 lugë kanellë pluhur
- 1/4 lugë sodë bikarboni
Përgaditja
- E lëshoni furrën në 180 °C. E bëni gati tepsinë ku do ta pjekni kekun. Unë e kam përdorë një enë të gjatë dhe të ngushtë. E qitni letrën dhe, nëse doni ta nxjerrni më lehtë pasi që të piqet, e leni letrën anash më të gjatë
- I qëroni dhe i preni mollat në katrorë të vegjël të njëtrajtshëm. I coptoni arrat dhe i leni për më vonë
- Në një enë ovale i theni vezët dhe i shtoni sheqerin. I tundni mirë deri sa fillon që sheqeri të tretet pak
- E shtoni vajin dhe kripën dhe e përzieni
- I shtoni mollat dhe arrat dhe i përzieni mirë
- Në fund e shtoni miellin me sodën bikarbone si dhe kanellën
- I përzieni dhe e shprazni brumin në tepsi
- E hapni me lugë dhe e rrafshoni aq sa të mundeni. Mollat do të duken shumë por kur të piqet do të fryhet brumi
- E futni në furrë dhe e pjekni për 45 minuta
- E nxjerrni pasi që të jetë pjekur dhe e leni të pushojë e mbuluar me një pecetë. Pasi që të ketë pushuar, e nxjerrni nga tepsia dhe ia largoni letrën, e qitni në një enë ku do ta mbani
Servimi
Mund ta servoni menjëherë me çaj, kafe apo me një gotë tamël/qumësht. Mund ta servoni edhe me akullore. Për ata që duan të jetë më e ëmbël mund ti shtoni sheqer pluhur.










Ju bëftë mirë!