Lulelakra nuk është që përdoret shumë në zierje në kuzhinën Kosovare edhepse është shumë e përshtatshme si zëvendësim i patates pure por ndonjëherë edhe i orizit. Mua më pëlqen edhe në supë. Si pjesëtare e familjes së lakrës është shumë e shëndetshme dhe ia vlenë që ta kemi sa më shpesh në recetat tona.
Si me brokolin edhe lulelakrën duhet të kujdesemi që mos ta ziejmë më shumë se që duhet që të mos i humbim vlerat ushqyese.
Përbërësit (për 4 – 5 persona)
- 1 qepë e vogël
- 3 thelpinj hudër
- 1 lulelakër (rreth 600-700 gr)
- 1.5 lëng mishi apo perimesh (ose edhe vetëm ujë)
- 2- 3 lugë vaj ulliri
- kripë sipas nevojës
- opcionale: nëse nuk keni lëng mishi apo perimesh për shije përdorni 3 lugë kos të freskët dhe një të kuqe të vezës me pak limon që i shtohet në fund
Përgaditja
- Pastroni qepën dhe e grimconi
- Pastroni hudrën dhe e grimconi
- E shpërlani me ujë lulelakrën dhe e preni në copa përafërsisht të barabarta
- Në një tenxhere, në temperaturë mesatarisht të lartë, e shtoni vajin dhe qepët dhe i përzhitni deri sa të skuqen. I shtoni edhe hudrën dhe posa të ndjeni aromën i shtoni lëngun e supës apo ujin
- Posa të merr valë, i shtoni copat e lulelakrës dhe e mbuloni me kapak deri sa të fillo të vlojë
- Posa të fillojë vlimi, e ulni temperaturën në mesatare dhe e leni të zihet 15-20 minuta
- E largoni nga zjarri dhe e bluani me mikser vertikal, duke pasë kujdesë që të mos digjeni
- E ktheni në zjarrë të ultë, e provoni nëse ka nevojë për kripë dhe i shtoni nëse duhet
- E mbyllni pas pesë minutave dhe, nëse keni përdorë ujë në vend të lëngut të supës, i shtoni kosin e përzier me të kuqen e vezës dhe limonin. Pas kësaj supa nuk duhet të zihet më
Servimi
E servoni menjëherë me pak piper të zi ose dhe pak limon dhe pak vaj ulliri.






Ju bëftë mirë!