Për këtë supë mund të përdorni spinaq të ngrirë që ju lehtëson shumë pregatitjen e saj. Natyrisht mund ta bëni edhe me spinaq të freskët kur të keni më shumë kohë.

Për këtë recetë kam përdorë lëngun e patateve, pasi që po pregatisja pure patatesh, por mund të përdoret edhe vetëm ujë apo lëng perimesh.

Përbërësit (për 4 – 5 persona)

  • 1 qepë e vogël
  • 3 thelpinj hudër
  • 3 karrota
  • 200 gr spinaq i ngrirë ose 300 gr i freskët
  • 1.2 litër lëng patatesh (i mbetur nga zierja e patateve) ose vetëm ujë apo lëng i perimeve
  • 1/2 gotë tamël/qumësht
  • 2- 3 lugë vaj ulliri
  • kripë sipas nevojës (nëse përdorni lëngun e patateve që ka kripë, keni kujdes, mos shtoni kripë pa e provuar)

Përgaditja

  1. Nëse përdorni spinaq të freskët, e pastroni dhe e leni të kullohet. Nëse përdorni të ngririn, filloni nga pika 2
  2. I grimconi qepët dhe hudrat. Karrotat i qëroni me thikë madolinë dhe i bluani me mikser që të zihen më shpejtë
  3. E nxjerrni spinaqin nga frigoriferi dhe e leni gati që të shkrihet pak deri sa pregatitni supën
  4. Në temperaturë mesatarish të lartë, në një tenxhere mesatare e shtoni vajin dhe i qitni qepët që të përzhiten për 3-4 minuta
  5. I shtoni hudrën dhe karrotat. I përzhitni afro 5 minuta
  6. I shtoni lëngun e patateve, apo çkado që përdorni, dhe e leni të merr valë
  7. E leni të ziejë në temperaturë mesatare afro 20 minuta
  8. E largoni nga zjarri dhe e bluani me bluarëse vertikale
  9. E ktheni në zjarrë. E grimconi spinaqin dhe ia shtoni supës
  10. E leni të zihet afro 10 minuta. E provoni nëse ka nevojë për kripë
  11. E mbyllni zjarrin dhe ia shtoni tamlin/qumështin

Servimi

E servoni menjëherë me pak piper të zi.

Ju bëftë mirë!

Lini një koment