Kjo është recetë e bazuar në bukën e shpejtë irlandeze që njihet si Soda Bread – bukë sode, që bëhet me sodë buke/bikarboni dhe me dhallë. Pasi që tek ne nuk gjindet dhalla, e që është mbetja nga procesi i ndarjes së puterit/gjalpit nga tamli/qumshti i fermentuar, unë përdori kos ose jogurt.

Për këtë recetë nuk ka nevojë për vezë dhe, nëse rastësisht nuk keni kos/jogurt të mjaftueshëm, lirisht mund të shtoni edhe pak ujë me pak limon ose pak uthull.

Përbërësit (për 4 – 5 persona)

  • 340 gr miell i bardhë dhe miell integral (ose cilido miell që e preferoni)
  • 250 – 260 ml kos apo jogurt ose dhallë
  • 1 lugë lëng limoni apo 1/2 lugë uthull nëse kosi nuk është mjaftueshëm i thartë
  • 1/4 lugë kripë
  • 1/4 lugë sodë bikarboni

Përgaditja

  1. E lëshoni furrën në 200 °C
  2. Në një enë të thellë, apo në dërrasë pune, i përzieni miellin me kripën dhe sodën bikarbone
  3. I shtoni kosin dhe limonin apo uthullën nëse e përdorni. E përzieni mirë deri sa mbledhet brumi. Nëse është brumi i lagësht, i shtoni pak miell ose nëse është i thatë mund ti shtoni pak kos apo pak ujë
  4. E ngjeshni shumë shkurtë brumin deri sa bëhet masë kompakte dhe që nuk ngjitet në duar. I jepni formën e kulaqit
  5. E merrni grilën e furrës dhe i qitni një letër për pjekje të bërë dyfish
  6. E shtypni pak kulaqin dhe e qitni në letër. E preni tërthorazi dy herë në formë të plusit, që ti ndihmojë në pjekje, dhe e futni në furrë në pozitën e mesme
  7. E pjekni për 30 – 35 minuta, apo deri sa të skuqet dhe nëse e rrahni me dorë të keni ndjenën se është pjekur, pra të jetë korja e fortë dhe brendia të ndjehet si e zbrazët
  8. E largoni nga furra dhe e mbështjellni me pecetë. E leni të pushojë për 15 – 30 minuta

Servimi

E servoni menjëherë, për mëngjes apo për darkë me djathë, puter/gjalpë dhe ndonjë reçel apo me çkado që preferoni.

Ju bëftë mirë!

Lini një koment