Kjo është recetë e lehtë, tradicionale me disa ndryshime nga unë. Disa e ziejnë gjatë derisa gati të zhduken purritë/preshi që, për mua, është e panevojshme pasi që humbim vlerat e purrinjëve/preshit me zierje të tepruar.

Përbërësit (për 6 persona)

  • 500 gr mish i grirë viçi apo mështjerre
  • 5 purri të mëdhenjë (pa pjesën e gjelbër, unë e përdori për supë)
  • 1 qepë mesatare
  • 2 thelpinj hudër ose një tubë hudra të njoma
  • 2-4 lugë vaj ulliri (varësisht sa e keni mishin me yndyrë)
  • 1/4 lugë kripë
  • 1/2 këri pluhur (opcionale)
  • 1 lugë rigon i thatë
  • 1/2 piper i kuq (specall)
  • 1/4 lugë specë e djegës e thatë (opcionale)
  • 3 lugë salcë e trashë e domates ose një domate e qëruar dhe grimcuar
  • 1/4 lugë piper i zi

Përgaditja

  1. E grimconi qepën dhe hudrat (nëse nuk përdorni të njoma)
  2. I pastroni mirë purrinjtë/preshin, i preni për së gjati dhe pastaj i grimconi. Nëse përdorni hudra të njoma poashtu i pastroni dhe i grimconi
  3. Në një tenxhere të thellë, por të gjërë, e shtoni vajin dhe qepët dhe i fërgoni në zjarrë të lartë për 5 minuta. Ia shtoni hudrën e grimcuar (nëse nuk është e njomë) dhe e fërgoni afro 1 minutë
  4. Tani e shtoni mishin e grirë dhe, në temperaturë të lartë, e fërgoni deri sa i ndryshon ngjyra dhe i shteret lëngu
  5. Tani i shtoni purritë/preshin dhe hudrën e njomë (nëse e përdorni në vend të thelpinjëve). I përzieni mirë dhe e ulni temperaturën në mesatare. E mbyllni me kapak
  6. Pas 3-4 minuta e hapni dhe e përzieni duke kontrolluar që të mos digjet. Nëse ju duket që është shumë e thatë, i shtoni 3-4 lugë ujë dhe e mbuloni prapë me kapak për rreth 5-10 minuta
  7. Kur fillojnë të zbuten purritë/preshi i shtoni të gjitha mëlmesat dhe domaten dhe i përzieni mirë
  8. I mbyllni prapë me kapak dhe e ulni temperaturën gati në minimum. E leni kështu të ziejĕ për 30-40 minuta. E hapni herë pas here dhe e përzieni
  9. Kur të jetë zier mjaftë e mbyllni temperaturën

Servimi

E servoni menjëherë, sa është e nxehtë, me bukë dhe sallatë anash, apo turshi, dhe kos apo jogurt.

Ju bëftë mirë!

Lini një koment