Dental është peshk më i shtrenjtë pasi që është i egër, por kjo recetë është për shumë lloje të peshqve tjerë që e kanë mishin e bardhë si koci apo levreku dhe të ngjajshëm. Kallamarë ka gjatë gjithë vitit në shitore të peshkut prandaj edhe është e lehtë ti gjeni. Tentoni që ti bleni vetëm ato që janë të bardha pasi që ti hiqet cipa e jashtme. Nëse ngjyra është si e tejdukshme dhe në të verdhë, nuk janë të freskëta.

Pastrimi i peshkut tani nuk është problem pasi që ju pastrojnë tek shitësi, por kur vini në shtëpi gjithmonë i kontrolloni edhe një herë nëse kanë luspa të mbetura apo ndonjë pjesë e kallamarit të papastruar.

Përbërësit (për 3 persona)

  • 3 peshq dental apo koc ose levrek (200 – 220 gr për person)
  • rreth 250 gr kallamari i pastruar
  • kripë për kriposjen e peshkut para pjekjes dhe për kallamari pas pjekjes
  • vaj ulliri për përzhitje
  • Për salcën:
    • 2 thelpinj hudër
    • rreth 6-7 fije magdanoz
    • lëngu i gjysëm limoni të vogël (apo lëngu 2/3 të limetit)
    • 3-4 lugë vaj ulliri
    • 1/6 lugës kripë
    • pak piper i zi

Përgaditja

  1. Së pari i pastroni peshqit nga luspat e mbetura (nëse ka) dhe e shpërlani mirë me ujë. E qitni në kulluese
  2. I pastroni kallamarit duke kontrolluar mos ka mbetë ndonjë pjesë e skeletit të brendshëm dhe i shpërlani mirë me ujë. I qitni së bashku me peshqit të kullohen
  3. Tani e pregatisni salcën e hudrës me magdanoz. Së pari e pastroni magdanozin dhe i largoni bishtat e fortë. I qëroni dhe grimconi pak hudrat dhe pastaj i grimconi imët së bashku me magdanozin
  4. I qitni në një enë të vogël në të cilën do ti përzieni dhe poashtu servoni. I shtoni lëngun e limonit, kripën, piperin dhe vajin e ullirit. E përzieni mirë dhe e leni anash deri sa të pjekni peshkun dhe kallamarit
  5. I thani peshkun dhe kallamarin me letër kuzhine dhe e kriposni peshkun në të dy anët dhe brenda, kallamarit nuk duhet të kriposen
  6. Nëse janë kallamarit të mëdha mund ti preni në rrathë. Tentakulat i leni ashtu si janë
  7. Nëse nuk keni mundësi që ti përzhitni paralelisht, së pari e përzhitni peshkun dhe pastaj kallamarit pasi që kallamarit ftohen shumë shpejtë
  8. E ngrohni një fërtere të madhe mirë dhe para se ti qitni peshqit i shtoni pak vaj. I qitni peshqit. Nëse nuk ka hapësirë për të tretë i qitni një e pastaj dy, apo sido që ju konvenon juve. Prisni që të piqet mirë njëra anë e peshkut, në zjarrë mesatarisht të lartë. Mos tentoni ta rrotulloni pa u pjekur mirë njëra anë pasi që më lehtë do të rrotullohet kur është e pjekur. E leni së paku 4 minuta një anë. Peshku është i pjekur kur pendat e kurrizit shkëputen lehtë nga mishi
  9. Kur të kryhen peshqit i qitni në të njejtën fërtere kallamarit. I hudhni pak vaj dhe në zjarrë të lartë i përzhitni deri sa të skuqen. Nëse mbetet si e thatë fërterja mos shtoni më vaj, e ulni pak temperaturën. Posa të skuqen pak (mos i thani) i largoni në një pjatë ku do ti servoni dhe i kriposni pak

Servimi

I servoni me sallatë të patateve ose perime të ziera. Kallamarit dhe peshkut i shtoni salcën e hudrës me magdanoz sipas shijes.

Ju bëftë mirë!

Lini një koment