Kjo është një recetë për kifle/simite shumë të shpejta dhe shumë të mira për mëngjes. Me këtë recetë mund ti bëni 16 kifle mesatarisht të mëdha. Nëse doni mund ti bëni më të vogla për ti shërbyer me çaj.
Janë të shpejta pasi që nuk ka nevojë të pritet për ardhje të brumit dhe megjithatë rezultojnë në kifle/simite shumë të buta dhe të shkrifta.
Përbërësit (për 16 copë mesatare ose 32 të vogla)
- 600 gr miell
- 1 pako maja (7 gr standarde; 9 gr organike)
- 1 pako pluhur për brumë
- 1/2 lugë sheqer
- 1/3 lugë kripë
- 200 ml kos pa cik
- 200 ml tamël/qumësht
- 100 ml vaj
- për lyerje: një e kuqe e vesë ose një vezë e vogël apo pak kos
- për zbukurim: fara susami ose çkado që preferoni
Përgaditja
- Së pari e qitni miellin në enën e thellë të mikserit (ose sipërfaqe të punës) dhe i shtoni sheqerin, pluhurin për brumë dhe majanë dhe i përzieni mirë
- I shtoni së bashku kosin, tamlin, vajin dhe kripën dhe filloni ti përzieni që të krijohet masa e brumit
- Nëse ju duket brumi i thatë apo shumë i lagësht i shtoni pak tamël ose miell, sipas nevojës, por brumi duhet të jetë i butë, jo i fortë. Pra, nëse ka nevojë për më shumë miell e shtoni me kujdes në sasi shumë të vogla deri sa brumi është kompakt por i butë dhe nga pak ngjitet në dorë
- E ngjeshni për 2 – 3 minuta vetëm deri sa përfitohet elasticiteti i brumit
- E leni anash deri sa e bëni gati tepsinë. E mbuloni tesinë me letër për pjekje (përdorni tepsinë e furrës)
- Tani e ndani brumin në dy pjesë të barabarta dhe i jepni formë topi (nëse i doni kiflet/simitet më të vogla e ndani brumin në 4 pjesë të barabarta)
- E hapni brumin me holluese, në tavolinë të punës me shumë pak miell, e preni në 8 pjesë, në formë të trekëndëshave
- E mbështillni secilën copë brumi prej jashtë brenda, pra prej pjesës më të gjërë kah e ngushta. I rendisni një-nga-një në tepsi
- Vazhdoni edhe me pjesën tjetër të brumit
- Tani e lyeni secilën me vezë (ose kos) dhe i zbukuroni me susam apo ndonjë farë apo mëlmesë që mund të preferoni (rozmarinë e grimcuar, rigon i thatë, etj)
- Tani e lëshoni furrën në 180°C dhe posa të ngrohet i futni kiflet/simitet të piqen për 20-30 minuta, të voglat 15-20 minuta
- E mbyllni temperaturën e furrës dhe i nxjerrni nga furra. I mbështillni me pecetë apo letër të bardhë kuzhine deri sa ti servoni
Servimi
I servoni sa janë të ngrohta me djathë të butë, me ndonjë reçel, apo me çkado që preferoni, për mëngjes apo pasdite me çaj. Mund ti preni në mes dhe ti mbushni me kaçkavall, ndonjë copë mishi të terur, i shtoni një copë sallatë dhe do të përfitoni sendviç të vegjël të shijshëm.








Ju bëftë mirë!