Baba Ganush është specialitet me origjinë Lebaneze por që pregatitet në shumë vende tjera arabe/orientale sidomos në regjionin Levantin. Është shumë e shijshme si meze dhe zakonisht servohet me petë apo me bukë. Nëse doni shije autentike, mos u frigoni që ti pjekni patëllxhanët në zjarrë të hapur, me gas, apo në gaca të druve, pasi që tymosja është ajo që ia shton shijen.
Por nëse e bëni për herë të parë, deri sa të mësoheni, mund ta pjekni edhe në furrë. Në furrë mund të shtoni edhe një kokë hudre të vogël, apo një gjysëm nëse është e madhe, dhe ta pjekni. Hudra e pjekur ka një shije më të ëmbël dhe i humbë ashpërsia dhe për këtë arësye duhet të përdorni pak më shumë sasi përndryshe, një thalb i madh i freskët i grimcuar mirë mjafton.
Përbërësit (për 3 persona)
- 2 patëllxhanë mesatarë
- 1 thalb hudër (ose disa thelpinj të pjekur)
- 2 lugë tahini (pastë e susamit)
- 2 lugë vaj ulliri
- 3 lugë lëng limoni
- 1/2 lugë e vogël kripë (apo sipas shijes)
- pak fara susami të pjekura apo magdanoz ose spec i kuq (për zbukurim)
Përgaditja
- I pastroni patëllxhanët dhe i thani me letër kuzhine
- E hapni gasin në zjarrë mesatar dhe i qitni patëllxhanët direkt në flakë. E leni 2-3 minuta njërën anë, dhe me mashë i rrotulloni herë pas here që të zbuten nga të gjitha anët. Lëkura do të përcëllohet dhe do të vie erë tymi, por kjo do ti japë shije. Edhe pllaka e gasit pastaj do të pastrohet pa problem
- Nëse nuk doni që ta bëni me shije tymi, i shponi patëllxhanët me thikë dhe i qitni në një enë, i pjekni në furrë në temperaturë 200°C për afro 30-40 minuta ose deri sa të zbuten mirë. Aty mund të shtoni edhe një kokë të vogël apo gjysëm koke të hudrës, të paqëruar, që të piqet, nëse doni shije më të butë të hudrës
- I leni të ftohen patëllxhanët dhe hudra (nëse e keni vënë së bashku) dhe pastaj e qëroni me kujdes dhe grimconi mirë me thikë. Nëse e doni më kremoze, mund ta bëni edhe në mikser
- I shtoni edhe hudrat e pjekura, thjeshtë i shtrydhni thelpinjtë, ose e grimconi mirë thalbin e freskët, dhe i grimconi edhe njëherë me thikë së bashku (apo i shtoni në mikser)
- Tani i qitni në një enë të thellë, nëse keni të qelqit, që mund të mbulohet me kapak
- E shtoni susamin e pjekur, apo magdanozin, ose specin e kuq si zbukurim. E mbyllni kapakun dhe e leni pak në frigorifer, ose mudn ta servoni menjëherë. Në frigorifer qëndron deri në tre ditë. Para servimit i shtoni pak vaj të ullirit se në frigorifer mund të thahet
Servimi
E servoni me petë, apo me bukë të thekur, si meze apo si paragjellë. Mund ta servoni me ndonjë mish që e preferoni ose ta përdorni në sendviçë në vend të majonezit.





Ju bëftë mirë!