Kur ju mbetet ndonjë bukë e mirë, që është e thatë po jo e prishur, dhe ju dhimbset që ta hudhni, është ide e mirë që ta përdorni për sallatë që mund të servohet për mëngjes gjatë verës. Është shumë e lehtë dhe tepër freskuese. Mund ta hani edhe në darkë por mua më pëlqen shumë në mëngjes.
Përbërësit (për 2-3 persona)
- 3 – 4 feta bukë bajate
- 2 domate të mëdha të pjekura mirë
- 1 trangull/kastravec mesatar
- 1 qepë e vogël e kuqe
- 10 ullinj të zi (të Delvinës apo Beratit me shije të fortë)
- pak kopër deti turshi ose ndonjë turshi tjetër (opcionale)
- magdanoz ose gjethe selinoje
- lëng i gjysëm limoni
- 1 lugë uthull molle e lehtë
- 4 lugë vaj ulliri
- pak kripë dhe piper sipas shijes
Përgaditja
- Së pari i thekni pak fetat e bukës në toster apo fërtere. Pastaj në një enë të thellë coptoni me dorë dhe ia hudhim vajin e ullirit. I përzieni mirë që ta thithin vajin
- Qëroni domatet dhe i preni në feta mesatare
- Preni qepën në segmente të holla
- Qëroni (ose jo) trangullin/kastravecin dhe e preni në copa jo shumë të vogla
- Shtypni ullinjtë me thikë, i largoni farën dhe i ndani në gjysma
- Grimconi koprën e detit turshi (nëse e përdorni)
- Grimconi magdanozin apo gjethet e selinosë
- Ia shtoni të gjitha bukës. I shtoni lëngun e limonit dhe uthullën, kripën dhe piperin dhe i përzieni mirë. I shtoni më shumë vaj nëse ju duket që ka nevojë
- Mbulojeni me një kapak dhe e lini të rrijë pak deri sa të zbutet buka. Mund ta mbani në frigorifer që të jetë më e freskët kur ta servoni. E leni të rrijë së paku 15 minuta para servimit
Servimi
E servoni pasi që të jetë ftohur në pjata individuale.



Ju bëftë mirë!