Kuzu (ose kudzu) është bimë në familjen e fasuleve, e afërt me bizelen, që krijon rrënjë tuberoze, e që përdoret, sidomos në Japoni dhe në Kinë, ngjajshëm sikur me nishesten që përdoret tek ne. Përparësia e pluhurit të rrënjës së kuzus është se nuk përmbanë sheqer (amidon) dhe as gluten dhe poashtu ka edhe benefite shëndetësore. Ndihmon në uljen e aciditetit në traktin e tretjes dhe përmirëson problemet apo dhimbjet e barkut, poashtu ndihmon në qetësimin e nervave, sidomos tek fëmijët hiperaktiv.

Poashtu kjo recetë bëhet me tamlin/qumështin e kokosit dhe për ëmbëlsim përdoret sirupi i panjës (ose mjaltë e hollë). Kështu merrni benefite shëndetësore dhe e shuani dëshirën për ëmbëlsirë në të njejtën kohë.

Kuzu pluhur mund të gjeni në shitore të specializuara, dhe nëse keni mundësi ta gjeni, mos e leni pa e provuar këtë recetë.

Përbërësit (për 4 persona, masa e filxhanit 250 ml)

  • 2,5 lugë pluhur kuzu
  • 1/3 filxhani ujë të filtruar të ftohtë
  • 200 ml tamël/qumësht kokosi
  • 1/4 filxhanit sirup panje (maple) ose mjaltë e hollë
  • 1 lugë e mesme kanellë pluhur
  • 1/2 lugë e mesme xhenxhefil i gërryer imët
  • pak vanile ose esencë vanile
  • pak kripë

Përgaditja

  1. Së pari, në një enë ku do të zieni pudingun e qitni kuzun me ujë dhe përzieni mirë deri sa të tretet
  2. Tani i shtoni të gjithë përbërësit tjerë dhe i përzieni mirë
  3. E lëshoni zjarrin një herë në maksimum dhe duke e përzier, në momentin që ju duket që ka filluar të nxehet ena në prekje, e ulni pak temperaturën pasi që nuk duhet të vlojë shumë
  4. Duke vazhduar ta përzieni me ngadalë në momentin që merr pak valë e ulni edhe pak temperaturën dhe vazhdoni kështu edhe për pesë minuta në zjarrë të ngadaltë duke e përzier ndonjëherë
  5. Pas kësaj e ndërpreni temperaturën dhe e ndani në 4 enë të qelqit për puding
  6. E mbuloni me letër kuzhine deri sa të ftohet dhe pastaj e futni në frigorifer
  7. E leni të ftohet së paku dy orë
  8. Duhet të konsumohet brenda dy ditëve

Servimi

E servoni pasi që të ftohet mirë, me pak kanellë apo ashtu si është.

Ju bëftë mirë!

Lini një koment