Kjo recetë është e lehtë nëse i përmbaheni sasisë dhe hapave, do ju duhet sa herë që doni të bëni nonjë tartë, ëmbëlsirë me fruta edhe me perime si kungulli ose karrotat. E mira është që brumin mund ta bëjmë edhe shumë më përpara dhe ta mbajmë në friz apo edhe ta pjekim në tërësi dhe ta ruajmë për më vonë poashtu në friz.

Këtu është receta vetëm për një kore, nëse doni ëmbëlsirë të mbuluar edhe nga lartë, si pite amerikane me mollë p.sh., vetëm e dyfishoni masën.

Për pjekjen e kores, para se ta pjekni bashkë me mbushjen e frutave, që njifet si pjekeje verbër, duhet të keni diçka që do ti bëjë presion që korja të mbanë formën e tepsisë. Unë përdori fasule të vjetra. Mund të përdoren disa herë, pra mund ti ruani sa herë që e kryeni pjekjen, duke i mbajtur në ndonjë gavanoz. Mund të përdorni edhe oriz që nuk ju duhet (psh që i ka skaduar afati), thjerrëza apo ngjajshëm.

Përbërësit

  • 115 gr puter/gjalpë shumë të ftohtë në katrorë të vegjël
  • 160 gr miell i situr
  • në maje të lugës pak kripë
  • 1/4 lugë sheqer
  • 3.5 lugë ujë i akullt (më pak apo më shumë e vëreni gjatë gatimit)

Përgaditja

  1. Në mikser (me thikë) ose me dorë përzieni miellin, kripën sheqerin dhe puterin deri sa masa të duket si miell misri
  2. Tani, (nëse keni përdorë mikserin) e hiqni nga mikseri masën dhe vazhdoni me dorë. I shtoni ujin e ftohtë, nga një lugë duke e mbledhur me kujdes dhe duke e bërë bashkë me duar që të mblidhet brumi
  3. Shtoni ujë deri sa ju duket që brumi mund të bashkohet në një top
  4. Mos shtoni më ujë në momentin që vëreni se brumi mund të punohet ose i shtoni edhe pak nëse ju duket shumë i thatë, por keni kujdes të mos shtoni shumë sepse brumi do të bëhet i lagësht dhe nuk do të hapet si duhet pasi do ju ngjitet në sipërfaqen ku do ta hapni
  5. Vetëm e mbledhni mirë bashkë në një top, kurrsesi mos e ngjeshni
  6. Kur ju duket që është bërë bashkë në formë të topit, e shtypni pak në formë të diskut që pastaj ta keni më lehtë ta hapni (unë kam harruar ta bëjë këtë në foton që e shifni)
  7. Tani e mbështjellni me najllon puthitës dhe e futni në frigorifer që të pushojë brumi së paku 1 orë
  8. Pas 1 ore hudhni pak miell në sipërfaqen ku do ta hapni dhe filloni ta shtypni me kujdes pak me dorë duke i mbajtur rrethin e brumit që të mos qahet
  9. Tani filloni ta holloni me holluese dalë nga dalë, nëse çahet anash mos keni frikë vetëm e bashkoni me gishta
  10. E hapni deri sa bëhet më e gjërë se tepsia ku do ta piqni (nëse tepsia ka diametër 20-22 cm brumin e hapni afro 25-28 cm, gjithnjë përafërsisht)
  11. Tani afrojeni tepsinë pranë brumit dhe me kujdes e ngritni brumin me të dy duart dhe me ndihmën e ndonjë lopate të hollë, duke u munduar që të mos qahet brumi dhe e qitni në tepsi
  12. Jepini formën e brumit duke e puthitur për fundin dhe anët e tepsisë
  13. Në ato pjesë ku del brumi jashtë tepsisë e preni me thikë në nivel dhe nëse në ndonjë vend nuk e mbërrinë fundin e tepsisë i shtoni me dorë këto teprica pasi që brumi ngjitet shumë lehtë
  14. Tani merrni letër për pjekje dhe e preni përafërsisht që të mund të mbulon brumin në tërësi dhe të ngritet pak anash që të mbajë peshën që e përdorim gjatë pjekjes
  15. E ngrohni furrën në 190°C dhe i qitni fasulet apo çkado që përdorni si peshë) mbi letrën që është mbi brumë dhe e futni të piqet për 20 minuta
  16. E nxerrni nga furra pas 20 minutave edhe i hiqni fasulet. E shponi brumin me një pirun mirë që të mos ngritet brumi gjatë pjekjes dhe e leni të piqet edhe 15 minuta tjerë deri sa të merr ngjyrë të artë

Si ta përdorni

E përdorni për të gjitha llojet e tartave të ëmbla si tart limoni, tart me kungull apo karrota. Nëse doni ta përdorni për receta të njelmëta thjesht mos përdorni sheqer në brum.

Ju bëftë mirë!

Lini një koment