Nëse keni lakër për sallatë kjo është perfekte si sallatë që shoqëron ndonjë pjekje mishi apo edhe vetëm si darkë të lehtë. Pra, është recetë klasike por me një shtesë të shëndetshme si luleradhiqet (dandelion). Luleradhiqet i mbledhni në një vend ku jeni të sigurtë që nuk përdorin pesticide.

Nëse nuk keni lakër mund ta bëni me sallatë të gjelbër që e ka kokën e plotë dhe gjethet më të plota.

Përbërësit

  • 1/2 lakër për sallatë ose 1 sallatë e gjelbër me gjethe të plota
  • 20-25 luleradhiqe (vetëm kokën e luleve)
  • 1-2 lugë gjelle lëng limoni ose uthull molle e lehtë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri i mirë (ose vaj që preferoni)
  • shumë pak kripë, pasi që luleradhiqet kanë shumë minerale

Përgaditja

  1. Së pari i pastroni lulet e luleradhiqes nga bishtat, i shpërlani mirë dhe i mbani në ujë me pak limon
  2. E grini lakrën në madhësi që dëshironi dhe i hudhni në një enë të thellë për sallatë
  3. I kulloni mirë luleradhiqet, i thani pak me letër kuzhine dhe i hapni me duar që të imtëzohen dhe të përzihen më mirë në sallatë
  4. I hudhni në enën e sallatës bashkë me lakrat, i shtoni të gjitha mëlmesat një nga një dhe i përzieni mirë
  5. E provoni për kripën dhe thartinën dhe i shtoni nëse ka nevojë apo, nëse ju duket se është shumë e thartë, mund të shtoni edhe pak lakër
  6. Nëse dëshironi mund ta leni pak në frigorifer që të ftohet para se ta servoni

Servimi

E servoni vetëm, si darkë të lehtë, apo si shoqëruese të ndonjë pjekje mishi apo edhe me fasule të ziera.

Ju bëftë mirë!

Lini një koment