Kjo recetë është shumë e përshtatshme pasi që pregatitet shpejtë dhe mund të servohet si në mëngjez ashtu edhe në drekë. Është recetë shumë e popullarizuar në Kosovë. Është e lehtë dhe preferohet shumë gjatë stinës së verës, poashtu është e përshtatshme për vegjetarianë.
Është shumë lehtë të pregatitet pasi që nuk ka nevojë të piqen dhe qërohen specat, por duhet që kur ti pastroni specat, para se ti grini, t’i terni mirë me letër ose leckë që kur i përzhitni mos të kërcet vaji. I vetmi mund është që duhet të qërohen domatet, prandaj preferohet që të përdoren domate që janë të pjekura mirë dhe janë të buta në prekje. Nëse nuk keni domate të tilla, mund ti zbutni nëse i futni në ujë të valë për 5 minuta.
Përbërësit
- 7-8 speca të gjata të mëdha të grira dhe të thara në letër apo leckë (nëse doni mund të shtoni pak spec të djegës)
- 3 domate mesatarisht të mëdha të qëruara dhe të grira
- 2-3 thelpinj hudër e grimcuar imët
- 6 ve të mëdha
- 2 lugë tamël/qumsht
- 3-4 lugë vaj ulliri për përzhitje
- kripë sipas dëshirës
Përgaditja
- Në një fërtere e qitni vajin dhe e ngrohni pak (mos e tejngrohni kurrë vajin) dhe i hudhni specat e grira. I përzhitni duke i përzier herë pas here në temperaturë të lartë (vetëm një më ultë se maksimalja) deri sa të fillojnë të skuqen
- Kur të skuqen specat, i hudhni domatet dhe vazhdoni ti përzhitni deri sa të fillon shterja e lëngut të domateve, duke e përzier herë pas here që të mos digjet fundi duke e rregulluar temperaturën sipas nevojës
- Deri sa përzhiten specat me domate mund ti hudhni pak kripë
- Në ndërkohë në një enë të thellë i hudhni hudhrat e grimcuara, i theni vezët, i shtoni pak kripë dhe tamlin (qumshtin) dhe i tundni mirë
- Kur e vëreni që domatet janë shterë i hudhni vezët e tundura dhe e përzhitni afro 1 minutë duke e përzier ngadalë deri sa vezët të jenë përzhitur njëtrajtësisht. Mos e teproni me përzhitje të vezëve pasi që duhet të jenë pak të lëngshme
Servimi
E servoni menjëherë me pak bukë dhe djath të bardhë.





Ju bëftë mirë!