Fjalët dhe simbolet – humbja e fuqisë së tyre
Njerëzimi sot, sidomos ai me mentalitet “perëndimor”, është i bombarduar me zhurmë fjalësh. Jemi të bombarduar nga reklama me zë të lartë që kanë shumë fjalë, me muzikë që nuk këndon më por vetëm flet e flet e flet, me libra që përdorin shumë fjalë në fjali, seriale ku secili i thonë njëri-tjetrit gjithçka e në fund harrohen dhe fillohet prap nga e para. Kemi përtypje e ripërtypje të të njejtave me vite, përsëritje të të njejtave por vetëm me fjalë tjera. Në këtë realitet, që po e krijojmë, ne nuk jemi më zot të fjalëve, ato janë zot që na përdorin ne.
Simbolet dhe shkronjat, e prej tyre edhe fjalët (që janë formë e përkufizimit simbolik), janë meme[i] (si gjene) të cilat janë krijuar (nuk e dimë nga kush por kemi shumë mitologji për këtë) që të na ndihmojnë që të përcjellim dhe shkëmbejmë mendime dhe ide, sikur gjenet që përcjellin informatat prej gjenerate në gjeneratë. E në këto meme është bazuar i tërë civilizimi i tanishëm të cilin e njohim ne dhe jemi pjesë e tij. Kulturat që i kanë rezistuar këtyre memeve, nuk kanë shkruar, nuk kanë transmetuar asgjë në kohët tona dhe civilizimi ynë nuk do të dijë kurrë për mençurinë dhe urtësinë e tyre pasi që ne nuk dijmë për forma tjera të komunikimit me të kaluarën. Me gërmime arkeologjike, nëse gjejmë figurina dhe simbole (jo shkrime) ne mund vetëm të supozojmë se si kanë jetuar prej asaj që ne dijmë, por ajo është tërësisht e mjegulluar nga subjektiviteti ynë.
Kush është fajtori për krijimin e këtyre meme-ve. Nëse bazohemi në religjion ky do të jetë Zoti apo Luciferi. Sipas mendimit tim, fajtori duhet të jetë Luciferi, nëse bazohemi tek tregimi mbi Adamin e Evën dhe mollën e ndaluar. Në mitologjinë e civilizimit të vjetër, në Egjipt, “fajtori” është Thoti. Thoti ka sjellë simbolet (shkronajt) dhe dijen tjetër prej perëndive tek njeriu dhe e ka bërë njeriun të vetëdijshëm për realitetin rreth tij, i ka dhënë shkrimin dhe shkencën të cilat i kanë ndihmuar që të navigon në realitetin në Tokë. Grekët, në mitologjinë e tyre, tregojnë se e kanë mësuar shkrimin nga Kadmi i cili me Harmoninë në fund shëndrrohen në gjarpërinj në Iliri. Sipas një verzioni të mitologjisë, fëmiu i fundit i Harmonisë dhe Kadmit ka qenë Illyri. Kadmi dhe Harmonia janë dërguar në fund të jetës në Fushat e Elizesë (Elysiane) si gjarpërinj. Këtu bëmë një digresion që ndoshta edhe ndihmon në kuptimin e asaj se çka duam të japim si porosi me këtë blog. Të gjithë e bastardhojmë kuptimin e emrit Illyr, dhe tentojmë ta përkthejmë me gjuhën e sotme si “i lirë” që nuk ka kurrfarë kuptimi dhe në këtë mënyrë bëhemi sharlatana pasi që tregojmë injorancën tonë gjuhësore. Para 3000 vitesh “I Lirë” dhe “Illyr” nuk kanë mund të jenë njejtë. Ill mund të jetë Yll ose, si e dimë në gjyhën e sotme, Hyjni (shumës)- Hyll (njëjës). Shumë më e kapshme do të jetë kjo, se shprehja” i lirë” kur e dijmë se ka qenë botë e mbështjellur me mite dhe hyjni. Koncepti i të qenit i lirë është shumë më i vonshëm se gjeneza e Ilirëve. Kuptimi si “fëmijë të hyjnive – hynor” apo ngjashëm është më e logjikshme në mentalitetin e asaj kohe dhe mund të kemi plot fakte që ta vërtetojmë këtë. Si? El, Al, Il – këto janë forma semitike për Zotin – apo Kryezotin. Të gjithë e dimë fjalën semite (Arabishtja është gjuhë semite poashtu) Al’lah me origjinë nga aramaishtja. Dhe Kadmi ka qenë Fenikas e Fenikasit janë popull Semit dhe kështu mund të përfundojmë që ne kemi një pjesë pasardhëse (degë) Semite që edhe gjenetikisht është vërtetuar pasi që Shqiptarët bartin së paku 16% të J2b2 e që J është grup Semit.
Ky digresion më lartë na tregon se për ta kuptuar gjuhën si fenomen duhet ti njohim mirë të gjitha anët psikologjike, biologjike dhe sociale të njeriut dhe njerëzimit. Fjalët e poashtu edhe shumësia e tyre tregon mënyrën se si grupe të caktuara të njerëzimit i janë përshtatur kushteve jetësore në të cilat kanë jetu. Po ta njohim këtë mentalitet (duhet të tentojmë ta njohim) mund të kuptojmë fjalët dhe domethënien e tyre.
Shkronjat simbole. Në fillim simbolet e vetme (vetëm një shkronjë psh) kanë thënë mjaft p.sh. A – paraqet zakonisht kryefamiljarin por paraqet edhe piramidën e ngritur – apo fallusin sipas të gjitha gjasave dhe numri dy i familjes është me shkronja inverte si N ose M. Çdo shkronjë ka pasë domethënien e vet, prandaj edhe gjuhët e vjetra ruajnë fjalë të shkurta me nga një rrokje, si psh në dialektin Gegë “á” do të thotë të jetë ose siç e përdorim në gjuhën e unisuar “është” e në anglishte e kemi “is”. Por në gjuhën shqipe “të jesh” simbolizohet me kreun e alfabetit, “A”. Ky është vetëm një mendim i imi (nuk do të thotë aspak shkencor) si material për shqyrtim që të thehen barrierat e mendimit sipas kornizave të sotme. Pra është si shembull pikënisje me qëllim që vetëm të tërhiqet vëmendja drejt asaj se ne tani tentojmë që ti komplikojmë gjërat shumë dhe gjuha jonë është bërë shumë më e komplikuar, me më shumë karaktere por fatkeqësisht kjo na largon prej kuptimit të drejtë.
Kjo ishte si hyrje që të arrijmë tek esenca. Ne sot flasim shumë , përdorim shumë fjalë por, gjithnjë e më shumë jemi dëshmitarë të mungesësë së kuptimit ndërmjet njerëzve. Fjalët nuk paraqesin më ndjesitë që i kemi pasë në fillim të historisë së shkrimit dhe të folurit. Gjuha është bërë mjet i vjetruar komunikimi që nuk i përmbushë më kërkesat e krijuesit.
Gjithnjë e më shumë, që të arrijmë kulmin tonë në këtë formë jetësore që e kemi dhe që të arrijmë të jemi të lumtur me atë çka jemi, po na duhet më shumë se vetëm fjalët. Gjuha nuk po na ndihmon më që të mbajmë martesat, që të rrisim fëmij të kënaqur dhe pa probleme që do të arrijnë jetë të lumur, po e kemi vështirë të gjejmë punë dhe të mbajmë punën. E kemi ndjenjën që çdo gjë rreth nesh nuk po ka kuptim.
Koka na është mbushur me informata të panevojshme për njerëz që nuk na ndihmojnë që të arrijmë sukses dhe as na ndihmojnë të dalim nga varfëria. Lajme të cilat nuk kanë kurrfarë domethënie “akëcila këngëtare paska shkuar në Disneyland” kujt i intereson kjo? Vetëm atyre që kanë humbë kontrollin në tërësi ndaj vetvetes dhe kanë nevojë të jetojnë jetët e dikujt tjetër, së paku virtualisht, pasi që jetën e vet e ka të dështuar. Dhe nuk arrijmë të kuptojmë se jeta po na dështon pikërisht për shkak se po i lejojmë këto lloj informata (fjalë pa kuptim) të na zënë hapësirën e trurit tonë të cilin do ta mbushnim me informata që do të na ndihmonin të arrijmë atë që po ëndërrojmë. Pra misioni i Thotit ka devijuar, po a do të ketë tani Perëndi që të na fshijnë nga faqja e dheut me një fundosje të madhe, ashtu si është në shumë mitologji e edhe në Bibël, që të rifillojmë nga e para?
Fundosjen duhet ta bëjmë secili në ne, ta hudhim tutje këtë shprehi që na mbanë të lidhur si me pranga dhe të fillojmë përsëri të ndiejmë fuqinë e fjalëve dhe domethënien e tyre. Po ti pranojmë fjalët dhe ti kuptojmë çka paraqesin, ato do të na japin fuqi nëse dimë ti vlerësojmë. Kur dikush na thotë, “Pse po e qon jetën dam, pse nuk i kthehesh vetes?”, ne fatkeqësisht këtë e kuptojmë si sulm dhe nuk i dëgjojmë fjalët që na thuhen që në të vërtetë vetëm duan të na ndihmojnë.
Plot libra, të shkruar me shekuj, kanë vetëm një qëllim të vetin që të zgjojnë që të fokusohemi tek vetja. Por fatkeqësisht nuk e kuptojmë domethënien e thellë shpirtërore të tyre pasi që e kemi harruar vlerën e tyre dhe prandaj nuk deprëtojnë tek ne, janë vetëm fjalë nëletër. Psh kur dikush na thotë se po dukemi bukur, hera e parë zakonisht na ikë dhe duam të na e përsërisin disa herë, pasi që nuk kemi më besim tek kualiteti por vetëm te kuantiteti. Nëse një person na thotë të dua, ne e harrojmë shumë shpejtë dhe duam që kjo të përsëritet shumë herë. Kuantieti! Prandaj edhe shkrimtarët nuk janë të popullarizuar vetëm me një libër, ata duhet ta përtypin esencën e idesë së vet në shumë libra tjerë, por porosia do të jetë gjithmonë e njejtë. Lexoni librat e Paulo Coelhos – të gjitha duan që të na ndihmojnë të gjejmë forcën brenda vetes. Por kërkohet kuantiteti, prodhimi me shumicë dhe fjalë me shumicë.
A e dini ju përgjigjen për këtë? Mundohuni të kuptoni botën rreth vetes duke e përjetuar çdo moment si të bukur dhe të veçantë. Lulja nuk ju folë por e ndjeni bukurinë e saj dhe ngohtësinë kur e pranoni bukurinë. Shqioni fëmijët tuaj (nëse i keni) sa lehtë mund ti kuptoni vetëm nëse bëheni më të vëmendshëm, sa pak fjalë duhet të shqiptohen për tu kuptuar.
Për të arritur këtë duhet të jemi të hapur e për të qenë të hapur nuk duhet të kemi frikë. P.sh. frika se fëmiu do të shkon rrugës së gabuar na shtynë të flasim e të flasim, e të predikojmë si ne kemi qenë të mirë , blla, blla, blla, blla …. e humbim kuptimin dhe nuk arrijmë asnjë rezultat për shkak se kemi kaluar nga kualiteti në kuantitet të fjalëve. Po ti themi fëmiut të dua me gjithë qenien, duke e përkrahë në ëndrrat e veta, ambiciet e veta, të jemi aty kur i duhemi, nuk kemi nevojë për fjalë të tepërta. Fjalët tona të tepërta vijnë nga egot tona të cilat ndjehen fajtore që nuk kemi qenë aty kur është dashur dhe prandaj tani tentojmë ta kompensojmë me kuantitet të fjalëve, por ato bien si paratë që digjen nga inflacioni, sepse vlera e tyre është zero, pasi që nuk vijnë nga qenia jonë e sinqertë por nga kafsha e lënduar nga ndjenja e fajësisë e që është ego ynë.
[i] Meme – është njësi e informatës së pari e përdorur nga Richard Dawkins, profesor në Oxford dhe tani përdoret si shprehje në botën akademike dhe ka hyrë edhe në Oxford Dictionary of English:
noun
- an element of a culture or system of behaviour passed from one individual to another by imitation or other non-genetic means.
- an image, video, piece of text, etc., typically humorous in nature, that is copied and spread rapidly by Internet users, often with slight variations.